Habit Meta: S’jam për largimin e Ramës, por të rrijë brenda ligjit!

Presidenti Ilir Meta, duke komentuar raportet me Ramën, u shpreh sonte se ai nuk po e bën këtë levizje për largimin e Ramës.

Rama le të rrijë, tha Meta, por brenda kufinjve ligjorë.

Kreu i shtetit tha se është në këtë betejë për të mbrojtur kushtetutën për ta kthyer në legjitimitetin e vitit 1998, kur u votua me referendum nga populli.

Më herët, Meta është shprehur për shpartallimin e sorrave të rilindjes, dhe kthimin tek qytetarët, të institucioneve të bulevardit. /albeu.com/


Shtuar 27.02.2020 21:48