Situata e zjarreve në vend/ 15 vatra të raportuara gjatë orëve të fundit, 7 janë aktive, 8 nën mbikëqyrje! Ja zonat më problematike

Ministria e Mbrojtjes, ka përditësuar situatën e zjarreve në vend deri në orën 14:00 të kësaj të diele, 23 gusht. Gjatë ditës janë raportuar 15 vatra zjarri, 7 prej të cilave janë aktive, ndërsa 8 të tjerat nën mbikëqyrje.

Situata më problematike është në Krastë të Krujës, ku zjarri vijon me intensitet pranë zonave të banuara. Në operacion marrin pjesë disa forca zjarrfikëse, ndërsa ndërhyrja për shuarjen po kryhet edhe nga ajri me helikopter.

Të lidhura

None found

Ndërkohë, në Malin e Dajtit, vijon operacioni me forcat zjarrfikëse dhe me një helikopter, ndërsa raportohet se nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Situata paraqitet e stabilizuar në Tenë të Mirditës dhe e përmirësuar ndjeshëm në Gojan-Gjegjan të Pukës, ku vatrat janë izoluar ose shuar dhe po monitorohen.

Operacione dhe monitorime vijojnë edhe në Bulqizë, Prozhem të Pukës, Shtuf dhe në Malin e Çikës mbi Palasë, ku dy avionë Air Tractor po mbështesin ndërhyrjen për shuarjen përfundimtare të zjarrit.

Në operacione janë angazhuar 213 forca, përfshirë 153 efektivë operacionalë dhe 60 të Forcave të Armatosura, si dhe 10 mjete zjarrfikëse e një ekskavator i rëndë. Nga ajri po ndërhyhet me 2 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor.


Shtuar 23.08.2026 15:48

matbetsultanbeyli escortiptv satın alİmajbetAnkara escortAnkara escortcasibomcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisHoliganbetMarsbahisligobetcasibomcasibom girişromabet girişjojobet girişcasinofast girişcasibomcasibomcasibomcasibomBetparibuHoliganbetHoliganbetHoliganbetJojobetJojobetJojobetmatbetcasibomcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabethuhubetholiganbetroketbet girişromabet girişJojobet GirişCasibom Girişjojobetjojobetjojobetjojobet girişMarsbahisMarsbahis GirişHoliganbetHoliganbet Giriş