Efektivët e Komisariatit të Policisë Nr. 1 në kryeqytet, kanë finalizuar operacionin e koduar “Last Gun”, duke vënë në pranga një 32-vjeçar të kapur në flagrancë me armë zjarri pa leje dhe një sasi të konsiderueshme parash.
Bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative se një shtetas qarkullonte i armatosur, shërbimet e policisë ndaluan në rrugën “Çollakët” automjetin tip “Citroen DS3”, me të cilin udhëtonte shtetasi R. V., 32 vjeç.
Të lidhura
None found
Gjatë kontrollit të ushtruar brenda mjetit, efektivët gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë së bashku me municion luftarak.
Përveç armës së zjarrit, policia sekuestroi automjetin, dy aparate celularë si dhe shumën prej 15 800 eurosh. I riu u arrestua për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.
