Pas incidentit të shkaktuar nga djegia e trafos kryesore, 60 minatorë vijojnë të jenë të ngujuar në horizontin e 11-të të minierës së Trepçës, në Stantërg.
Të lidhura
None found
Tre prej 63 minatorëve të bllokuar fillimisht kanë mundur të dalin përmes rrugëve të emergjencës.
Ndërkohë, ekipet e shpëtimit po vazhdojnë ndërhyrjen në terren.
Zjarrfikësit dhe ekipet e tjera po punojnë për nxjerrjen e minatorëve që kanë mbetur brenda, si dhe për garantimin e daljeve nga horizonti i 11-të.
Operacioni vijon, ndërsa priten të dhëna të reja për gjendjen e minatorëve dhe ecurinë e përpjekjeve të shpëtimit.



