Një zjarr është shfaqur në zonën e Kagjinasit, në Ersekë, duke prekur edhe një sipërfaqe toke. Dyshohet se flakët kanë nisur pranë varrezave të fshatit, për t’u përhapur më pas në territorin përreth.
Menjëherë pas sinjalizimit, në vendngjarje janë dërguar dy mjete zjarrfikëse. Forcat operacionale po punojnë për vënien nën kontroll dhe shuarjen e zjarrit, si edhe për të penguar zgjerimin e mëtejshëm të tij.
Të lidhura
None found
Shkaku i zjarrit ende nuk është përcaktuar, ndërsa shërbimet në terren vijojnë të mbajnë situatën nën vëzhgim.
