Një operacion për dyshimet mbi ushtrimin e kundërligjshëm të bixhozit është zhvilluar nga Prokuroria Themelore në Pejë, në bashkërendim me Policinë e Kosovës dhe Stacionin Policor në Deçan.
Të lidhura
None found
Pas këtij aksioni, prokurori i shtetit ka urdhëruar arrestimin dhe ndalimin e pesë personave, të cilët dyshohen për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.
Në lokalin ku dyshohet se ushtrohej veprimtaria janë kryer kontrolle, gjatë të cilave u sekuestruan përkohësisht prova materiale. Mes tyre kishte letra dhe karta loje, pesë telefona mobilë dhe 1,615 euro para të gatshme.
Të pesë të dyshuarit, sipas urdhrit të prokurorit, do të mbahen në ndalim për 48 orë. Prokurori i rastit pritet që, brenda afatit ligjor, të vijojë me hapat e tjerë proceduralë, përfshirë paraqitjen e kërkesës për caktimin e masës së sigurimit ndaj tyre.
Prokuroria Themelore në Pejë njoftoi se do të vazhdojë, së bashku me Policinë e Kosovës, ndërmarrjen e masave ligjore kundër personave që dyshohen për përfshirje në veprimtari të kundërligjshme.
