Maqedonci zhvillon takim me kreun suprem të NATO-s në Evropë dhe gjeneralin amerikan

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, u takua sot me gjeneralin Alexus G. Grynkewich, komandantin suprem të Forcave Aleate të NATO-s në Evropë (SACEUR) dhe drejtuesin e Komandës Evropiane të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USEUCOM).

Biseda u përqendrua te zhvillimet në mbrojtje, bashkëpunimi me vendet anëtare të NATO-s dhe përparimi në forcimin e modernizimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Të lidhura

None found

Maqedonci e informoi Grynkewichin për investimet në kapacitetet mbrojtëse, ngritjen profesionale të personelit dhe blerjen e sistemeve të armatimit e pajisjeve që përmbushin standardet e NATO-s.

Grynkewich vlerësoi arritjet e FSK-së dhe investimet e Kosovës për zhvillimin e ushtrisë.

Ministri shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme amerikane, si dhe për rolin e KFOR-it në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Kosovë e rajon.


Shtuar më 29.10.2026 20:56