Paneli i Apelit pranë Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ka pranuar pjesërisht kërkesën e ekipeve mbrojtëse të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit për zgjerimin e kufirit të fjalëve në njoftimet e apelit ndaj aktgjykimit.
Zëdhënësi i DHSK-së, Michael Doyle, bëri të ditur se vendimi u mor më 28 tetor 2026. Njoftimet për apel duhet të dorëzohen deri më 27 nëntor 2026.
Të lidhura
None found
Palët do të kenë më pas 60 ditë në dispozicion për të paraqitur dosjet e plota të apelit. Në bazë të Ligjit dhe Rregullores së DHSK-së, kundërshtimi mund të bëhet për gabime të pretenduara në vlerësimin e fakteve ose në zbatimin e ligjit.
Një ditë më herët, më 27 tetor, Trupi Gjykues kishte miratuar kërkesën e Mbrojtjes për rritjen e numrit të lejuar të fjalëve në përgjigjen e përbashkët lidhur me kërkesën për zhdëmtim.
Ndërsa më 26 tetor, Trupi Gjykues urdhëroi që të bëheshin publike versione me më pak redaktime të transkripteve të dëshmive të 14 dëshmitarëve. Ky vendim erdhi pas publikimit të dëshmive të 20 dëshmitarëve të tjerë, të cilat deri atëherë kishin qenë konfidenciale.
DHSK-ja deklaroi se këto masa dëshmojnë përkushtimin ndaj transparencës në procedurat gjyqësore, duke ruajtur në të njëjtën kohë mbrojtjen e viktimave dhe dëshmitarëve.
Aktgjykimi për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin u shpall më 16 shtator 2026.





