Egnatia siguroi fitoren 1-0 ndaj Teutës, por ndeshja solli një lajm të rëndë për skuadrën rrogozhinase. Mbrojtësi Eljon Sota u dëmtua rëndë dhe u detyrua të largohej nga fusha me barrelë, i shoqëruar nga stafi mjekësor, përpara se të transportohej në spital.
“Newsport.al” ka mësuar se Sota iu nënshtrua vizitave në qendrën shëndetësore, ku u përcaktua shkalla e dëmtimit. Sipas raportimeve, mbrojtësi ka pësuar thyerje të kaviljes, një dëmtim që praktikisht e mbyll vitin për të.
Të lidhura
None found
Situata e detyron Egnatian të kërkojë me urgjencë zgjidhje alternative në këtë repart, veçanërisht pasi kalendari i ekipit të Nevil Dedes po ngjeshet gjithnjë e më shumë. Ky është dëmtimi i radhës për rrogozhinasit gjatë këtij sezoni, pas problemeve të Bakayokos, Bitrit dhe Fernandos. Bakayoko vazhdon të jetë ende jashtë fushave.





