Një tjetër shok i 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela Mendes, i cili u vra me thikë pak ditë më parë në Ksamil, ka dëshmuar për ngjarjen.
Sipas dëshminë në dosjen e siguruar nga gazetarja Klodiana Lala, shtetasi francez Ibraim Leimoeiv, ka deklaruar se kanë qenë duke festuar te “Principote” dhe më pas kanë dalë jashtë për të qëndruar tek shezlonget.
Të lidhura
None found
Ai ka dëshmuar po ashtu se një person u është afruar, duke i ofenduar nga nëna dhe më pas ka goditur njërin prej të pranishmëve aty me kokë.
Turisti ka treguar se më pas kanë shkuar edhe persona të tjerë që janë përfshirë në konflikt. Ai e ka identifikuar Sokrat Vatën si autor, për të cilin thotë se i është drejtuar një miku me thikë dhe më pas ka goditur Miguelin.
Turisti po ashtu, theksoi se ka tentuar që t’i japë mikut të tij ndihmën e parë, duke i vendosur bluzën te plaga, por i riu nuk mundi të mbijetojë.
“Ishim të gjithë së bashku. Aty ka ardhur një person i cili ishte i veshur me pantallona të shkurtra dhe bluzë me mëngë të shkurtra ngjyrë gri i cili fliste pak frëngjisht. Ai na thotë qetësohuni ose do të q* nënën, ndërsa më pas goditi me kokë shokun tim Tourpal. Ne u përfshimë në konflikt. Gjatë konfliktit erdhën dhe persona të tjerë dhe kam parë një person i veshur me ngjyrë bezhë në të bardhë me flokë të gjata gështenjë me pak mjekër i cili ju drejtua Tourpalit me thikë dhe më pas ju drejtua Louis Miguel. Aty ka pasur shumë lëvizje e persona dhe nuk e kam parë momentin kur ka goditur Louis Miguel. Unë më pas i kam dhënë ndihmën e parë shokut tim duke i vendosur një bluzë të plaga”, tha ai.
Po ashtu, edhe turisti francez, pasi ka parë foton, e ka identifikuar Sokrat Vatën si autor.
