Qytetarët kanë nisur të mblidhen në sheshin “Skënderbej”, ndërsa protesta kundër qeverisë dhe kastës politike vijon për të 83-ën ditë.
Pjesëmarrësit deklarojnë se nuk do ta ndalin revoltën deri në largimin e kryeministrit Edi Rama.
Të lidhura
None found
Edhe pse protesta është përqendruar te kryeministri Edi Rama dhe qeveria, pakënaqësia e protestuesve është shtrirë edhe ndaj opozitës.
Prej ditësh, ata kanë kritikuar gjithashtu opozitën e drejtuar nga Sali Berisha dhe kanë kërkuar fundin e asaj që e konsiderojnë kastë të vjetër politike.
