Është ekstraduar nga Greqia një ish-anëtar i Bandës së Cerrikut, i dënuar me 20 vite burg. Bëhet fjalë për shtetasit shqiptar Bashkim Buzani, 50 vjeç.
Buzani ka qenë shpallur në kërki, ndërkombëtar pasi në vitin 2005, Gjykata e Elbasanit e a dënuar me me 20 vjet burg, për veprat penale “Organizatë kriminale” në formën e pjesëmarrjes në organizatë kriminale, “Vjedhja me armë” dhe “Vjedhja” kryer në bashkëpunim.
Të lidhura
None found
Ky shtetas, më datë 04.04.2005, është arrestuar në Greqi, për llogari të autoriteteve greke, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe Gjykatë a Apelit Selanik, me vendimin e datës 12.10.2005, e ka dënuar me 16 vjet burg.
Pas kryerje së dënimit për llogari të autoriteteve të drejtësisë greke u bë ekstradimi i tij drejt vendit tonë.
Fillimisht ky grup u krijua nga një grup i armatosur personash në lagjen nr.3 në Cërrik, me qëllim mbrojtjen e tyre nga një bandë tjetër. Më pas, me kalimin e kohës, duke marrë tiparet e një grupi të armatosur me një formë bashkëpunimi të veçantë prej shumë vitesh, anëtarët e grupit kryenin vepra të ndryshme si vrasje dhe grabitje me armë.
Ky grup grabiste dhunshëm furgonat me refugjatë që vinin nga Kapshtica, duke zbritur në tokë refugjatët, të cilët i rrihnin dhe i poshtëronin.
Gjithashtu, shtetasi Bashkim Buzani, në bashkëpunim me anëtarë të tjerë të grupit, ka grabitur disa banesa dhe lokale të ndryshme./albeu.com
