Sindikata e Re e Korporatës Energjetike të Kosovës ka reaguar pas vdekjes së një tjetër punëtori në vendin e punës.
Të lidhura
None found
Sipas njoftimit të publikuar nga sindikata në Facebook, punëtori Arbenit Ahmeti ndërroi jetë sot, pasi gjatë kryerjes së detyrave të tij ra në kontakt me tensionin elektrik. Në reagim është publikuar edhe fotografia e tij.
Sindikata ka bërë të ditur se lajmin për ndarjen nga jeta të Arbenit Ahmeti e ka pranuar me dhimbje të madhe.
“Arbeniti u nda nga jeta në krye të detyrës, duke lënë pas dhimbje të madhe te familja, kolegët dhe të gjithë ata që patën rastin ta njohin dhe të punojnë me të. Në emër të Sindikatës së Re të KEK-ut, i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Ahmeti, të afërmve, miqve dhe kolegëve të tij. Humbja e një punëtori në vendin e punës është dhimbje e madhe për familjen, kolegët dhe gjithë komunitetin e KEK-ut”, thuhet në reagimin e sindikatës.
