Policia vën me dije se sot, rreth orës 18:15, në lagjen “Jani Vruho”, Berat, pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi G.D., ka goditur me mjet mprerës shtetasin G.K., 42 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Berat, jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e policisë po krehin zonën për kapjen e autorit.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe rrethanave të ngjarjes./albeu.com