Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se është shfaqur një tejëtër vatër zjarri e rrezikshme në Lunxhëri-Antigonë.
Si pasojë e erës zjarriu u është afruar banesave, dhe Peleshi u ka bërë thirrje banorëve të zonës të zbatojnë urdhrin e evakuimit.
Në Bashkinë Gjirokastër, është shfaqur një tjetër varër zjarri e rrezikshme në Njësine Administrative Lunxhëri – Antigone, ku si pasojë e erës situata eshte agravuar dhe zjarri është shume prane banesave. Në vendngjarje po punojne strukturat e mbrojtjes civile. Gjithashtu ne mbeshtetje kanë shkuar edhe Forcat e Armatosura.
U bëjmë thirrje banorëve të jenë bashkëpunues me strukturat shtetërore për të zbatuar urdhrin e evakuimit”, shkruan Peleshi./albeu.com