Mucunski: Identiteti, historia, gjuha dhe kultura janë vijat e kuqe të vendit, kërkojmë garanci nga institucionet evropiane

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, deklaroi se dialogu me Bullgarinë ka vijuar në mënyrë të vazhdueshme që prej krijimit të Qeverisë, edhe pse intensiteti i bisedimeve ka ndryshuar në periudha të ndryshme.

Të lidhura

None found

“Që nga momenti i formimit të kësaj Qeverie e deri më sot ka pasur komunikim të pandërprerë. Në disa momente dialogu ka qenë më i dendur, ndërsa në të tjera më pak intensiv, por asnjëherë nuk ka munguar diskutimi për një zgjidhje të përshtatshme dhe të drejtë, brenda kornizës së qëndrimeve tona”, tha Mucunski në konferencën e sotme për shtyp, duke iu përgjigjur pyetjes nëse po zhvillohen bisedime për kapërcimin e mosmarrëveshjes me Bullgarinë, e cila po pengon integrimin evropian të vendit.

I pyetur nëse nga Sofja janë dhënë sinjale për ndryshim të qëndrimeve, si dhe nëse pala maqedonase është e gatshme të bëjë lëshime, ministri nënvizoi se çështjet që lidhen me historinë, identitetin, gjuhën dhe kulturën përbëjnë vijat e kuqe të vendit.

“Këto janë parimet që ne i paraqesim në çdo proces bisedimesh. Nuk është e drejtë që negociatat tona të mbeten vazhdimisht të bllokuara për një çështje që prek identitetin, gjuhën, historinë dhe kulturën tonë. Qëndrimet tona ua kemi bërë të qarta vazhdimisht qytetarëve dhe të gjithë partnerëve ndërkombëtarë. Nga institucionet evropiane presim një sistem garancish, respektimin e parimit të reciprocitetit për të drejtat e njeriut dhe një zgjidhje që do të mbrojë qëndrimet tona për identitetin, gjuhën, kulturën dhe historinë”, u shpreh Mucunski.

Duke folur për dialogun me Bashkimin Evropian, ai tha se gjatë javëve të fundit nuk janë zhvilluar diskutime më konkrete, për shkak të pushimeve kolektive vjetore në vendet anëtare të BE-së dhe në institucionet evropiane.

Mucunski shtoi se në periudhën e ardhshme priten më shumë vizita dhe takime. “Republika Çeke është një mbështetëse parimore e jona dhe jam i bindur se kjo çështje do të jetë ndër temat që do të diskutojmë me Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës Çeke, i cili do të vizitojë vendin. Është normale që ky dialog të jetë i vazhdueshëm, të ecë përpara dhe që ne ta udhëheqim atë mbi bazën e qëndrimeve që kemi paraqitur”, përfundoi ai.


jojobetgrandpashabetganobetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alCasibomAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibomparmabet girişHoliganbetCasibomJojobetCasibomholiganbetJojobet Girişsetrabetcasibom orjinaljojobetcasibombetciocasibom girişholiganbetGüncel ve Resmi Casibomcasibomroyalbetsahabet girişjojobetjojobetjojobetcasibom