Kabashi-Ramaj: Kosova ndodhet në krizë shtetërore, asnjë lider nuk qëndron mbi të

Disa përfaqësues të Partisë Demokratike të Kosovës u paraqitën sot në sallën e Kuvendit të Kosovës, me kërkesën që të vijojë seanca konstituive. Në këtë nismë iu bashkuan edhe dy deputetë të Aleancës.

Të lidhura

None found

Deputetja e PDK-së, Besa Kabashi-Ramaj, deklaroi se moskonstituimi i Kuvendit duhet të shërbejë si një sinjal alarmi për të gjithë.

“Edhe sot nuk është thirrur seanca për konstituimin e Kuvendit të Republikës së Koosvës. Kosova vazhdon të jetë pa institucione të konstituara dhe kjo duhet të na shqetësojë të gjithëve. Ne jemi zgjedhur për të punuar, por në vend që të jemi në seancë e të merremi me problemet tuaja, qytetarë, po kërkojmë fillimisht që shteti të funksionojë”, u shpreh ajo.

Sipas Kabashi-Ramajt, asnjë udhëheqës nuk mund të vendoset mbi shtetin, Kosovën apo Kushtetutën. Ajo e përshkroi situatën aktuale si një krizë shtetërore.

“Asnjë rezultat zgjedhor nuk i jep askujt të drejtën ta vendosë veten mbi Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Asnjë lider nuk është mbi shtetin dhe asnjë parti nuk është mbi Kosovën. Ajo që po ndodh është një krizë shtetërore, e shkaktuar nga partia të cilës qytetarët i kanë besuar përgjegjësinë për konstituimin e institucioneve, por që në të vërtetë ka zgjedhur ta mbajë peng shtetin tonë”, tha Kabashi-Ramaj.

Partia Demokratike e Kosovës qëndroi edhe sot para Qeverisë së Kosovës, ku kërkoi thirrjen e seancës konstituive të Kuvendit.


Shtuar 18.08.2026 12:44

jojobetgrandpashabetganobetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alCasibomAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibomparmabet girişHoliganbetCasibomJojobetCasibomholiganbetJojobet Girişsetrabetcasibom orjinaljojobetcasibombetciocasibom girişholiganbetGüncel ve Resmi Casibomcasibomroyalbetsahabet girişjojobetjojobetjojobetcasibom