Shkupi ndodhet në një periudhë jashtëzakonisht të rëndë. Bardheblutë nga kryeqyteti i Maqedonisë së Veriut e mbyllën sezonin e fundit me vetëm 1 pikë, rezultat që solli largimin e tyre nga elita e futbollit.
Përballë kësaj gjendjeje alarmante, klubi shkupjan ka publikuar së fundmi një reagim në rrjetet sociale. Përmes tij, drejtuesit u kanë bërë apel biznesmenëve të qytetit që ta mbështesin Shkupin me investime në këtë moment tepër të vështirë.
Të lidhura
None found
REAGIMI:
Klubi u është drejtuar biznesmenëve të Shkupit duke i informuar se po përballet me një periudhë shumë të vështirë. Sipas drejtuesve, pas kalimit të klubit nga pronësia e mëparshme janë trashëguar borxhe të shumta dhe probleme të grumbulluara, por tashmë ka nisur një proces serioz për rimëkëmbjen dhe stabilizimin e tij.
Për të garantuar të ardhmen e FC Shkupit, nevojitet mbështetja e njerëzve dhe bizneseve që besojnë te klubi dhe duan të bëhen pjesë e këtij rrugëtimi. Së shpejti do të nisë vendosja e reklamave në të gjithë stadiumin, ndërsa fanellat e reja do të mbajnë logot e sponsorëve që do ta përkrahin klubin gjatë këtyre ditëve të vështira.
Kryesia premton 100% transparencë për çdo marrëveshje bashkëpunimi. Çdo biznesmen i interesuar për të investuar dhe për ta ndihmuar FC Shkupin është i mirëpritur. Shkupi u përket të gjithëve dhe ky është momenti për t’u bashkuar, me synimin që klubi të rikthehet në vendin që meriton.
