Situata nga zjarret në Lurë vijon të jetë nën monitorim, ndërsa vatrat e zjarrit po shkojnë drejt izolimit. Në terren janë angazhuar rreth 150 forca, të cilat po punojnë për shuarjen dhe izolimin e plotë të vatrave.
Në operacion janë përfshirë forcat zjarrfikëse, punonjës të Bashkisë Dibër, Emergjencat Civile, punonjësit e Zonave të Mbrojtura, si dhe forca të ushtrisë dhe të Policisë së Shtetit.
Të lidhura
None found
Kryetari i Bashkisë Dibër, Rahim Spahiu, u shpreh se situata në Lurë është duke shkuar drejt izolimit, nga zjarret ndërsa puna në terren do të vijojë me të gjitha forcat deri në shuarjen dhe izolimin e plotë të zjarrit.
SINKRON – Rahim Spahiu, Kryetar i Bashkisë Dibër:
“Do të punohet me të gjitha forcat deri në izolimin e plotë të zjarrit. Synimi ynë është të izolojmë të gjitha vatrat dhe të garantojmë që zjarri të mos përhapet më tej
