Lidhja Shqiptare akuzon Qeverinë për goditje ndaj arsimit shqip: Po na rikthen në vitet ’90

Lidhja Shqiptare ka reaguar ndaj deklaratave dhe veprimeve të ministres së Arsimit, Vesna Janevska. Sipas partisë, qasja e saj tregon se Qeveria synon ta shmangë mekanizmin e Badenterit dhe ta dëmtojë arsimin në gjuhën shqipe.

Të lidhura

None found

LSH-ja pretendon se vendimet e fundit janë miratuar vetëm nga ministrja, pa u zhvilluar debat publik, pa u kërkuar mendimi i ekspertëve dhe autoriteteve lokale, si dhe pa u bërë një analizë e mirëfilltë.

Partia thotë se Ministria ka zvogëluar numrin e paraleleve ku mësimi zhvillohet në shqip në të gjitha komunat shqiptare, përfshirë komunat me shumicë shqiptare.

Kritika janë ngritur edhe për pakësimin e numrit të studentëve në disa fakultete. Lidhja Shqiptare e kundërshton arsyetimin se mungojnë mundësitë për punësim, duke deklaruar se është vetë Qeveria ajo që ka penguar punësimin e të rinjve shqiptarë.

Shqetësim për LSH-në paraqesin edhe deklaratat e Janevskës për miratimin e ligjeve të arsimit të lartë pa mekanizmin e Badenterit. Sipas partisë, një veprim i tillë, i cilësuar prej saj si edhe më skandaloz, do të nënkuptonte që ligjet të silleshin pa u pyetur shqiptarët.

Në vlerësimin e Lidhjes Shqiptare, zhvillimet e fundit kujtojnë vitet ’90, periudhë kur shqiptarët hasnin pengesa për t’u arsimuar në gjuhën amtare dhe për të themeluar institucione arsimore në gjuhën shqipe.

Në përmbyllje të reagimit, partia fajëson përfaqësuesit shqiptarë në Qeveri se po heshtin dhe nuk po reagojnë ndaj këtyre zhvillimeve.


betciobetciojojobetjojobetbetciobetcioHoliganbetjojobetgrandpashabetganobetcasibommatbetsultanbeyli escortpusulabetCasibomAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibomparmabet girişHoliganbetMariobetJojobetMarsbahisholiganbetcasibomJojobet Girişacasibom orjinaljojobetcasibom