Vezir Haziraj paraqitet me pranga në Gjykatën e Pejës

Vezir Haziraj është dërguar në Gjykatën e Pejës, ndërsa janë publikuar pamjet e para nga momenti i hyrjes së tij në këtë institucion.

Të lidhura

None found

Në materialet pamore të siguruara nga media, Haziraj shihet me duart e prangosura teksa futet në objektin e Gjykatës.

Prokuroria Themelore në Pejë ka paraqitur gjatë ditës kërkesën për caktimin e paraburgimit ndaj tij. Ai dyshohet për vrasje të mbetur në tentativë, mbajtje të paautorizuar të armëve dhe kanosje.

Në kërkesën e Prokurorisë thuhet se më 7 gusht, në fshatin Orroberdë të Istogut, pas një mosmarrëveshjeje, Haziraj dyshohet se qëlloi drejt Dardan Haxhijajt me një pushkë gjuetie të modifikuar. Haxhijaj u plagos në kofshë dhe pësoi lëndime që i rrezikuan jetën.

Pas ngjarjes, sipas Prokurorisë, i dyshuari u largua dhe qëndroi në arrati deri më 15 gusht. Gjatë kësaj periudhe, ai dyshohet se publikoi edhe mesazhe kërcënuese kundër zyrtarëve policorë.

Kërkesa për paraburgim është arsyetuar me rrezikun që Haziraj të arratiset, të ndikojë te dëshmitarët ose t’i përsërisë veprat penale. Prokuroria ka vlerësuar se masa më të lehta nuk do të mjaftonin.


Shtuar 16.08.2026 17:06

betciobetciojojobetjojobetbetciobetcioHoliganbetjojobetgrandpashabetganobetcasibommatbetsultanbeyli escortpusulabetCasibomAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibomparmabet girişHoliganbetMariobetJojobetMarsbahisholiganbetcasibomJojobet Girişacasibom orjinal