Cristiano Ronaldo paralajmëron tërheqjen: Ndoshta po luaj vitin tim të fundit

Epoka e Cristiano Ronaldos në futbollin profesionist mund të jetë pranë përfundimit.

Të lidhura

None found

Në një intervistë për revistën Vogue, ylli portugez ka sinjalizuar se ky mund të jetë sezoni i fundit i karrierës së tij.

“Ndoshta ky është viti im i fundit në futboll dhe dëshira ime është të largohem pasi të kem lënë një trashëgimi spektakolare”, është shprehur Ronaldo.

41-vjeçari kishte bërë të ditur së fundmi edhe se Kupa e Botës e këtij viti do të ishte e fundit për të. Sidoqoftë, deri tani ai nuk kishte treguar se kur synonte të tërhiqej përfundimisht nga futbolli.

Gjatë së njëjtës bisedë me Vogue, ku u zbuluan gjithashtu hollësi për martesën e tij me Georgina Rodriguez, Ronaldo tregoi se si e përfytyron jetën pasi të mbyllë karrierën.

“Ka shumë aktivitete me të cilat mund ta mbush kohën, ndaj është e vështirë të veçoj vetëm njërin. Largimi nga futbolli mund të krijojë një boshllëk të madh, kështu që kohën duhet ta plotësosh në mënyra të ndryshme dhe jo duke u përqendruar vetëm te një gjë”.

“Dua po ashtu të argëtohem e të udhëtoj më shumë, të ndjek dhe të luaj padel, një sport që e pëlqej shumë, si dhe të vazhdoj të shijoj gjithçka që kam arritur dhe atë që kemi realizuar së bashku. Në fund, bëhet fjalë për 25 vite të mbushura me sakrifica të mëdha”, ka thënë Ronaldo.

Gjatë karrierës, Ronaldo ka fituar çdo trofe të mundshëm në futboll, me përjashtim të Kupës së Botës. Ndërkohë, objektivi i tij është të bëhet futbollisti i parë që regjistron 1 mijë gola në karrierë.


betciobetciojojobetjojobetbetciobetcioHoliganbetjojobetgrandpashabetganobetcasibommatbetsultanbeyli escortpusulabetCasibomAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibomparmabet girişHoliganbetMariobetJojobetMarsbahisholiganbetcasibomJojobet Girişacasibom orjinaljojobet