Morina inspekton skarpatat e autostradës “Ibrahim Rugova”: Të korrigjohen mangësitë

Zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Zef Morina, ka inspektuar në terren punimet që po zhvillohen për stabilizimin dhe sanimin e skarpateve përgjatë autostradës “Ibrahim Rugova”.

Gjatë vizitës u vlerësua ecuria e ndërhyrjeve, të cilat, sipas Morinës, po realizohen brenda planit dinamik. Megjithatë, inspektimi nxori në pah disa mangësi në zbatim, të cilat nuk janë në përputhje me projektin teknik dhe standardet e ndërtimit.

Të lidhura

None found

Morina u ka bërë thirrje të gjithë akterëve të përfshirë në projekt që të rrisin angazhimin dhe të forcojnë mbikëqyrjen profesionale. Ai kërkoi gjithashtu që problemet e evidentuara të trajtohen dhe punimet të përmbushin plotësisht kërkesat teknike, projektin dhe standardet e cilësisë.

Sipas tij, ritmi i punimeve duhet të shoqërohet me cilësi, siguri dhe zbatim të saktë të projektit. Synimi është që ndërhyrjet në skarpata të garantojnë qëndrueshmëri afatgjatë dhe siguri për të gjithë shfrytëzuesit e autostradës.


Shtuar më 15.10.2026 23:08