Numri i viktimave nga tërmeti me magnitudë 7.7 ballë, që goditi dje Indonezinë, ka arritur në 53, ndërsa mijëra qytetarë janë larguar nga zonat e rrezikuara.
Të lidhura
None found
Autoritetet kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në rajonin e prekur, ndërkohë që qeveria indoneziane ka nisur dërgimin dhe shpërndarjen e ndihmave.
Kryqi i Kuq dhe Gjysmëhëna e Kuqe njoftuan se po bëheshin gati të çonin ndihma humanitare në zonat e goditura.
Rajoni përballet me rrezik të lartë sizmik, pasi ndodhet mbi çarjen e kundërt të harkut të pasmë Flores. Ky është një sistem i madh çarjesh në veri të arkipelagut indonezian, i formuar nga presioni i pllakave tektonike që bashkohen në atë zonë.
Në vitin 1992, i njëjti rajon u godit nga një tërmet me magnitudë 7.5, i cili shkaktoi dëme të shumta.
Indonezia shtrihet përgjatë Unazës së Zjarrit të Paqësorit, një rajon i njohur për aktivitetin e lartë sizmik.
Në vitin 2004, Sumatra u godit nga një tërmet me magnitudë 9.1 ballë, që solli një cunami masiv. Si pasojë, 170,000 persona humbën jetën në Indonezi dhe rreth 50,000 të tjerë në vendet fqinje.
Edhe sot, ajo konsiderohet një prej fatkeqësive natyrore me numrin më të lartë të viktimave në histori.
