Kryeministri Albin Kurti ka reaguar përmes një postimi në Facebook pas zjarrit në një hotel në Vlorë, nga i cili mbetën të lënduar katër shtetas të Kosovës.
Të lidhura
None found
Ai bëri të ditur se po mban komunikim të pandërprerë me autoritetet përkatëse në Shqipëri.
Postimi i plotë:
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, flakët përfshinë një hotel në Vlorë dhe, si pasojë, katër shtetas të Republikës së Kosovës pësuan lëndime. Tre prej tyre po trajtohen në spital në Tiranë, ndërsa një tjetër në Vlorë.
Lajmi na ka tronditur dhe gjendja e qytetarëve tanë po ndiqet nga afër, teksa vazhdojmë të jemi në kontakt të pandërprerë me autoritetet përgjegjëse në Shqipëri. Të gjithë të lënduarve u uroj shërim sa më të shpejtë dhe të plotë.
