PDK-ja dhe Aleanca i thonë jo takimit me Haxhiun: “Ejani në Kuvend, mos ikni!

Ftesa e ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, për një takim konsultativ të martën është refuzuar nga dy partitë opozitare, PDK-ja dhe Aleanca. Takimi synonte diskutimin e mënyrave për tejkalimin e ngërçit institucional dhe gjetjen e një presidenti konsensual.

Të lidhura

None found

PDK-ja e ka cilësuar këtë nismë si “manipulim politik”, ndërsa Aleanca ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për zvarritje të qëllimshme të krizës institucionale.

Deputeti i PDK-së, Uran Ismaili, deklaroi se përfaqësuesit e kësaj partie nuk do të marrin pjesë në takimin e thirrur nga Haxhiu. Sipas tij, rruga për zgjidhjen e situatës kalon përmes Kuvendit dhe jo përmes takimeve konsultative.

“Kjo është edhe një tentativë e manipulimit të Kurtit me shtyrjen e afateve kundrejt afateve të Gjykatës Kushtetuese. Haxhiu më mirë kishte me qenë me i shkrua letër Avni Deharit, sepse çdo pushtet në Kosovë bazohet në Kuvendin e Republikës së Kosovës, dhe Kuvendi është i suspenduar. Si mundesh me ushtru mandate edhe me dërgu letra dhe nuk ia dërgon letrën Avni Deharit. Prandaj, ky është manipulim i radhës dhe PDK nuk do të jetë në atë takim. Po ju themi: ejani në Kuvend, mos ikni”, tha Ismaili.

Ismaili bëri të ditur se grupi parlamentar i PDK-së i ka kërkuar përsëri kryesuesit të seancës konstituive, Avni Dehari, që vazhdimi i seancës të mbahet më 16 gusht.

“Ta rikthejmë rendin kushtetues në Kosovë. Ta thërrasim seancën, ta propozojmë kryetarin e Kuvendit dhe ta konstituojmë Kuvendin e Republikës së Kosovës. Nuk mund të bëhet asnjë hap përpara duke ecur jashtë Kushtetutës. Por, në të njëjtën kohë, Kosova nuk mund të mbetet peng i Albin Kurtit pafundësisht. Nuk do të pranojmë, nuk do ta normalizojmë një sjellje të tillë dhe nuk do ta lejojmë”, deklaroi ai.

Pjesëmarrjen në takimin e së martës e ka përjashtuar edhe Aleanca.

Kryetari i saj, Ardian Gjini, ka pretenduar se Vetëvendosje po e zgjat krizën institucionale për të shtyrë zgjedhjet e reja deri në një datë që i përshtatet kësaj partie.

“Qëllimi juaj është më shumë se kaq. Ju doni ta zvarrisni këtë bllokadë deri te data që ju konvenon që të mbahen zgjedhjet. Aleanca e ka kuptuar këtë lojë dhe nuk ju jep alibi”, ka shkruar Gjini.

Sipas tij, nëse Vetëvendosje synon të sigurojë votat dhe kuorumin e Aleancës, duhet të pajtohet me gjashtë kërkesat e kësaj partie.

Mes kërkesave të Aleancës janë pranimi i gazit amerikan, ndërtimi i kapaciteteve energjetike, përfundimi i infrastrukturës kryesore, rritja e pragut të TVSH-së për bizneset e vogla, përjashtimi i bujqve nga tatimi në pronë dhe investimet në kryeqytet.

Pas qëndrimeve kundërshtuese të PDK-së dhe Aleancës, ka reaguar Avni Dehari, kryesuesi i seancës konstituive. Ai ka kërkuar dialog dhe arritjen e një marrëveshjeje mes partive politike, duke paralajmëruar se vijimi i seancës pa dakordim paraprak mund ta përkeqësojë situatën.

“Çdo përpjekje për ta vazhduar seancën pa një marrëveshje politike vetëm sa e tensionon më tej situatën dhe e rrit rrezikun e përplasjeve, madje edhe të konfliktit fizik brenda sallës së Kuvendit. Konstituimi i Kuvendit dhe formimi i Qeverisë pa një marrëveshje paraprake për presidentin nënkupton zgjedhje të parakohshme, diçka që duhet ta evitojmë”, ka thënë Dehari.

Haxhiu e bëri ftesën pasi LDK-ja njoftoi se po tërhiqej nga partneriteti i mundshëm për bashkëqeverisje me Vetëvendosjen dhe kërkoi që presidenti të zgjidhej përmes kandidaturave konsensuale.

Ndërkohë, një javë më parë skadoi afati i caktuar nga Gjykata Kushtetuese për konstituimin e Legjislaturës së 11-të. Deputetët e kanë kryer betimin, por procedura është bllokuar në pikën e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, e ka lidhur refuzimin për propozimin e kryetarit të Kuvendit me mungesën e një marrëveshjeje për presidentin. Ai ka paralajmëruar se, nëse nuk arrihet marrëveshje politike, mund të shfrytëzohet edhe afati 60-ditor për zgjedhjen e presidentit dhe vendi të përballet sërish me zgjedhje.

Megjithatë, kriza institucionale vijon të jetë e pazgjidhur, pasi partitë politike nuk kanë gjetur ende një marrëveshje për zhbllokimin e Kuvendit dhe zgjedhjen e presidentit të ardhshëm.


Shtuar 15.08.2026 22:02

matbetgrandpashabetjojobetjojobetjojobetholiganbetholiganbetJojobetjojobetgrandpashabetmeritbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibombetmoney girişHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetJojobetholiganbetcasibomJojobet Girişa