Akuareli i rrallë i Pikasos, i grabitur në 2018, zbulohet pas 8 vitesh në një apartament bosh në Milwaukee

Një akuarel i rrallë i Pablo Pikasos, i marrë nga një galeri në Milwaukee në vitin 2018, është gjetur pas 8 vitesh në një apartament që ishte lënë bosh nga pronari.

Të lidhura

None found

Vepra u zbulua nga Tim Dertz, i cili po pastronte apartamentin dhe kontaktoi Bill DeLind për t’i treguar atë që kishte gjetur. DeLind kishte besuar se akuareli ishte zhdukur përgjithmonë.

Sapo e pa, DeLind identifikoi veprën e titulluar “Torero” si akuarelin e vjedhur. Ajo është një nga 30 veprat e njohura të këtij lloji që mbajnë firmën e Pikasos.

“Isha i shokuar, nuk kisha fjalë. Ishte një moment tronditës për mua”, u shpreh DeLind.

Në pjesën e pasme të akuarelit ishte ende etiketa ngjitëse e kompanisë DeLind Fine Art Appraisals, e vendosur aty në vitin 2018.

“Ishte me të vërtetë ai punim”, tha DeLind.

Departamenti i Policisë së Milwaukee-t deklaroi në një email të premten se afati i parashkrimit për vjedhjet dhe veprat penale kundër pronës është përgjithësisht gjashtë vjet. Megjithatë, hetimi për këtë rast vazhdon. Caroline Clancy, zëdhënëse e FBI-së në Milwaukee, nuk pranoi të komentonte.

Sipas DeLind, në vitin kur u vodh, akuareli vlerësohej nga 35 mijë deri në 50 mijë dollarë. Ai tha se çmimi i veprës nuk është rritur ndjeshëm që atëherë, por historia e saj mund ta çojë vlerën tani më pranë 50 mijë dollarëve.

Aktualisht, vepra ndodhet në ruajtje të policisë së Milwaukee-t. Klienti që e kishte dërguar për shitje në galerinë e tij po merret me çështjen përmes kompanisë së sigurimeve, tha DeLind.

Ish-ortaku i DeLind, i cili ndërroi jetë në shkurt, ishte prekur thellë nga grabitja e vitit 2018. Çdo vit, në përvjetorin e vjedhjes, ai telefononte policinë dhe kërkonte që njoftimi për veprën të publikohej sërish, me shpresën se akuareli i Pikasos do të gjendej.

“Ai do të ishte shumë i lumtur për këtë. Ishte diçka e veçantë për të”, tha DeLind.


Shtuar 15.08.2026 22:04

matbetgrandpashabetjojobetjojobetjojobetholiganbetholiganbetJojobetjojobetgrandpashabetmeritbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibombetmoney girişHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetJojobetholiganbetcasibomJojobet Girişa