Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka pranuar Ligjin për Dhomat e Specializuara.
Të lidhura
None found
Lajmi është bërë i ditur nga Bekim Kupina, këshilltari për media i presidentes.
Sipas tij, presidentja do të ndërmarrë veprimet përkatëse brenda afatit të përcaktuar me ligj.
“Kuvendi i Kosovës, sot, e ka përcjellë Ligjin për Dhomat e Specializuara në Presidencë. Presidentja Shiroka-Pula do t’i ndërmarrë veprimet e nevojshme brenda afatit ligjor”, deklaroi Kupina.
Më herët gjatë ditës, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ia kishte dorëzuar ligjin presidentes Shiroka-Pula për dekretim.
Ndryshimet e miratuara më 6 tetor nga Kuvendi parashikojnë, ndër të tjera, shkurtimin e mandatit të Speciales, dërgimin e rasteve jashtë juridiksionit të saj te institucionet e drejtësisë në Kosovë dhe përcaktimin e dënimit maksimal në 15 vjet burgim.
Ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar u miratuan pasi katër ish-krerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u dënuan më 16 shtator me një total prej 81 vjetësh burgim.






