Manxhuka reagon për fotografinë e Kurtit me të dyshuarin për spiunazh: Nuk verifikojmë askënd, përgëzojmë AKI-në për zbulimet

Pas arrestimit të Fehim Salit, i dyshuar për spiunazh, në media dhe rrjete sociale po qarkullon një fotografi ku ai shihet me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Të lidhura

None found

Fotoja ishte realizuar në objektin e Kryeministrisë, gjatë një takimi në të cilin Kurti e kishte pritur Salin së bashku me disa persona të tjerë.

Zëdhënësi i Qeverisë, Arlind Manxhuka, reagoi duke sqaruar se, përgjatë viteve në drejtimin e qeverisë, Kurti ka takuar “dhjetëra organizata të pakicave me delegacione të tyre që janë të regjistruara dhe operojnë në Kosovë”.

“Ne nuk bëjmë detektorin e askujt dhe as s’japim amnesti për askënd. Por, tash si asnjëherë më parë, institucionet e sigurisë, si AKI janë duke zbuluar gjithnjë e më shumë elemente të tilla të dyshimta spiunazhi, për çka i përgëzojmë për punën”, shkroi Manxhuka.

Fehim Sali u ndalua më 13 gusht në pikën kufitare të Merdares, nën dyshimin se kishte kryer spiunazh për BIA-n serbe.

Prokuroria Speciale pretendon se, gjatë një periudhe të papërcaktuar deri më 13 gusht, Sali i kishte dhënë në vazhdimësi informacione dhe ndihmë Shërbimit Inteligjent të Serbisë (BIA), me synim sigurimin e përfitimeve materiale.

Sipas Prokurorisë, ai e kishte furnizuar BIA-n me të dhëna rreth zhvillimeve politike në Kosovë, kishte fotografuar dhe identifikuar zyrtarë të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), si dhe kishte përcjellë informacione për persona që, sipas këtij institucioni, janë pjesëtarë të sektit vehabi.

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur ndaj Salit masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji.


Shtuar 15.08.2026 11:24

matbetgrandpashabetjojobetjojobetjojobetholiganbetholiganbetJojobetjojobetgrandpashabetmeritbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibomyedibahis girişHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetJojobetholiganbetJojobet Girişholiganbetcasibom