Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka firmosur Ligjin për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, më pas duke ia përcjellë atë presidentes Justina Shiroka Pula për dekretim.
Të lidhura
None found
Lajmi është konfirmuar për televizionin Dukagjini nga këshilltari i kryetares së Kuvendit, Glauk Tahiri.
“Ligji është miratuar në seancën plenare të Kuvendit më 6 tetor 2026 dhe i është përcjellë Presidentes në mbështetje të nenit 80, paragrafi 2, të Kushtetutës së Republikës së Kosovës”, thuhet në përgjigjen e tij.
Në përputhje me përcaktimet kushtetuese, Presidentja ka tashmë një afat prej 8 ditësh për dekretimin e ligjit, përpara se ai të hyjë në fuqi.





