Ministria e Punëve të Brendshme ka informuar qytetarët se, duke nisur nga e hëna, 17 gusht, zyra ku pranohen vendimet për fitimin, rifitimin dhe humbjen e shtetësisë me lirim do të zhvendoset në një adresë tjetër.
Të lidhura
None found
Lokacioni i ri i kësaj zyre do të jetë në katin e parë të objektit të Agjencisë për Regjistrim Civil, në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë.
Në njoftimin e MPB-së sqarohet se zhvendosja është realizuar për ta ndarë zyrën nga objekti i Divizionit për të Huaj dhe për t’u siguruar qytetarëve ambiente më të përshtatshme.
Për të rritur efikasitetin e shërbimeve dhe për të shkurtuar radhët e pritjes, ministria ka angazhuar gjithashtu staf shtesë mbështetës.
MPB-ja u ka kërkuar qytetarëve që për shërbimet përkatëse të përdorin edhe aplikimin online, i cili ofrohet përmes platformës E-Kosova.
