Arrestimet e fundit të kryera nën dyshimet për spiunazh kanë nxitur reagimin e ekspertit të sigurisë, Avni Islami, i cili vlerëson se këto raste po zbulojnë përmasat e një rrjeti të gjerë agjenturor.
Të lidhura
None found
Sipas Islamit, operacionet pritet të vijojnë me ndalimin e personave të tjerë që dyshohet se kanë bashkëpunuar me BIA-n ose me agjenci të tjera, të cilat ai i konsideron jomiqësore.
“Seria e arrestimeve nën dyshimet për spiunazh po nxjerr në pah ekzistencën e një rrjeti të gjerë agjenturor”, është shprehur Islami.
Ai ka theksuar se sigurimi i provave në këto raste varet nga bashkërendimi i Prokurorisë Speciale, Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI) dhe Policisë së Kosovës, si dhe nga përdorimi i teknologjisë moderne dhe puna profesionale.
