Gjykata e Tiranës ka lënë në burg 4 shpërndarësit e kokainës të arrestuar pas një operacioni dy ditë më parë në kryeqytet, ndërsa ka liruar nga qelia Gazmir Canin që nuk i ndaloi policisë gjatë operacionit.
Në burg do të qëndrojnë Gentian Kore, Erjon Prengaj, Altin Gega dhe Taulant Çoku që u vunë në pranga në zonën e Varrit të Bamit, pranë një biznesi për makina më qira.