Yuri Kim mesazh Bashës për Berishën: PD nuk mund të “hajë bar” për hatër të një deputeti

Ambasadorja e Shqipërisë Yuri Kim ka dalë në një deklaratë për media pas takimit me krun e PD-së Lulzim Basha.

Kim tha se diskutuan për rolin e PD në marrëdhëniet Shqipëri-SHBA.

Më tej ajo tha se, PD do të rikthehet në Kuvend në shtator dhe se PD nuk mund të hajë bar hatër të një deputeti të saj, duke iu referuar Berishës.

“Patëm një diskutim shumë të mirë me Bashën sot, ishte në vijim të takimit që kemi pasur kur Reeker ishte në Tiranë. Folën për forcën e marrëdhënieve Shqipëri dhe SHBA, për rolin e rëndësishëm që PD ka luajtur në vendosjen e marrëdhënieve me SHBA dhe rëndësinë që vendi të qëndrojë në shtegun drejt BE. Është e padyshimtë fakti që roli që PD ka luajtur është i domosdoshëm dhe po aq mirë që PD do kthehet në shtator. Kuptojmë që PD dhe të tjerë kanë shqetësime në lidhje me zgjedhjet, por që janë shqyryar në raportin e OSBE. Do të jetë tejet e rëndësishme që kjo gjë të bëhet në mënyrë domethënevse dhe ne do të mbështesim përpjekjet për demokracinë. PD do të rikthehet në Kuvend e rëndësishme që PS të mund të ngrihet mbi interesat e saj partiake, përgjegjësia që liderët e partive politike kanë të shoqërohen nga deputetë që meritojnë përfaqësimin e Shqipërisë. PD të mendoj për këtë çështje. PD ka luajtur një rol të pazëvendësueshëm për ta nxjerrë këtë vend nga komunizmi. Ironike që një parti të hante bar për hatër të një deputeti të saj”, tha Kim./albeu.com


Shtuar 30.07.2021 14:37