Foto/ Sydney Sweeney tërheq vëmendjen me fushatën e re sensuale të markës së saj

Aktorja amerikane Sydney Sweeney ka sjellë një seri të re imazhesh për promovimin e koleksionit më të fundit të markës së saj të të brendshmeve, Syrn, duke zgjedhur një kombinim të bardhë dantelle dhe një pelerinë të dekoruar me gëzof.

Të lidhura

None found

Ylli 28-vjeçar i serialit “Euphoria” prezantoi linjën e re, të cilësuar si “romantike”, përmes fotografive ku shfaqet me një pamje elegante, por njëkohësisht sensuale.

Në setin fotografik, Sweeney mban një reçipetë të bardhë dantelle dhe të brendshme të së njëjtës linjë, ndërsa pelerina e vendosur mbi supe i jep veshjes një tjetër element dallues.

Publikimi i fotove shkaktoi reagime të shumta nga ndjekësit e aktores në rrjetet sociale.

“E mrekullueshme”, shkroi një prej fansave, ndërsa një tjetër e cilësoi atë si “gruan më të bukur që kam parë në jetën time”.

Sweeney ka përdorur edhe më herët imazhe të guximshme në fushatat e Syrn. Pak ditë më parë, ajo ndau një video me modelen Amélie Tremblay, ku të dyja shfaqeshin me veshje nga koleksioni “Playful – Small Town Girl” i markës.

Gjatë muajve të fundit, aktorja është përqendruar në promovimin e kompanisë së saj, të lançuar këtë vit, ndërsa vijon paralelisht angazhimet në projekte kinematografike.

Aktualisht, Sweeney ndodhet në Australi, ku po merr pjesë në xhirimet e një projekti të ri. Gjatë qëndrimit atje, ajo është parë edhe pranë partnerit të saj, producentit muzikor Scooter Braun.


Shtuar 6.08.2026 09:57

holiganbetHoliganbetHoliganbetHoliganbetGrandpashabetHoliganbetHoliganbetHoliganbetJojobetjojobetnakitbahisbetparkcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortcasibom girişAnkara escortcasibomjojobetJojobet GirişJojobet GirişJojobet