Grabitja e armatosur e argjendarisë në Paskuqan/ Policia zbulon detajet: Autorët kërcënuan punonjëset autorët kërcënuan punonjëset, morën bizhuteritë dhe u larguan në…

Policia ka dhënë detaje lidhur me grabitjen e ndodhur pasditen e sotme në një argjendari në Paskuqan, në bashkinë Kamëz.

Sipas njoftimit zyrtar, rreth orës 14:50, dy persona ende të paidentifikuar kanë hyrë në ambientet e argjendarisë në pronësi të shtetasit me iniciale L. L..

Të lidhura

None found

Nën kërcënimin e një sendi që dukej si armë zjarri, ata kanë kanosur punonjëset dhe kanë marrë një sasi bizhuterish.

Ata janë larguar me itinerar Institutin Bujqësor, për të humbur gjurmët më tej.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje, kanë ngritur pika kontrolli dhe kanë nisur kontrollet në zonë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për administrimin e provave, me qëllim identifikimin e autorëve, zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e saj.

 

 

Njoftimi i Policisë Kamëz:

“Më datë 05.08.2026, rreth orës 14:50, në Paskuqan, 2 shtetas ende të paidentifikuar, kanë hyrë në ambientet e argjendarisë në pronësi të shtetasit L. L. dhe duke kanosur punonjëset me send në dukje armë zjarri, kanë marrë një sasi bizhuterish.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilat kanë ngritur pika kontrolli dhe po kryejnë kontrolle për kapjen e autorëve.

Grupi hetimor po punon për fiksimin e çdo prove që do të çojë në identifikimin e autorëve dhe kapjen e tyre, si dhe dokumentimin e plotë të rastit”.


Shtuar 5.08.2026 15:57

holiganbetİmajbet girişHoliganbetHoliganbetHoliganbetGrandpashabetturboslothızlıcasinohızlıcasinohızlıcasinoturboslotzenbetHoliganbetjojobetnakitbahiscasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortcasibom girişAnkara escortcasibomjojobetJojobet GirişJojobet Giriş