Një pjesë e shkëputur nga një raketë SpaceX, e cila po endet në orbitë me një shpejtësi prej rreth 2.43 kilometrash në sekondë, pritet të godasë sipërfaqen e Hënës.
Të lidhura
None found
NASA parashikon që përplasja të ndodhë rreth orës 07:35, duke siguruar se ngjarja nuk përbën asnjë kërcënim për Tokën.
Bëhet fjalë për pjesën e sipërme të një rakete Falcon 9, e cila ka përmasat e një ndërtese pesëkatëshe dhe peshon mbi 4,000 kilogramë. Ajo mbeti në hapësirë pasi përmbushi misionin e saj dhe prej një kohe të gjatë po lëviz pa kontroll.
Ekspertët thonë se goditja nuk do të mund të shihet nga Toka me sy të lirë. Sidoqoftë, personat që disponojnë teleskopë të fuqishëm mund të arrijnë të dallojnë një shkëndijë të çastit mbi sipërfaqen hënore kur të ndodhë përplasja.
Zëdhënësi i NASA-s, Jimi Russel, deklaroi se agjencia do ta mbajë nën vëzhgim zonën e impaktit për arsye shkencore, ndërsa ritheksoi se për Tokën nuk ekziston asnjë rrezik.
Shkencëtarët e NASA-s synojnë ta shfrytëzojnë këtë ngjarje për të grumbulluar të dhëna nga Hëna dhe për të përmirësuar metodat e gjurmimit të objekteve hapësinore.
Astronomi publik i Universitetit të Kembrixhit, Dr. Matt Bothwell, e përshkroi objektin si diçka vërtet të madhe që do të përplaset me Hënën, por theksoi se ngjarja nuk është aspak e rrezikshme dhe mund të ndiqet si një shfaqje.
