Meksikë, influenceri ekzekutohet gjatë një transmetimi live në TikTok

Cesar Gastelum, një influencer meksikan i njohur për videot humoristike, u vra me armë zjarri ndërsa po transmetonte drejtpërdrejt në TikTok, jashtë një restoranti të ushqimit të shpejtë në Culiacán të Meksikës.

Të lidhura

None found

Ngjarja ndodhi teksa Gastelum, i cili kishte rreth 600 mijë ndjekës në TikTok, qëndronte bashkë me disa miq. Sipas autoriteteve lokale, pranë tyre u afruan dy persona me motoçikletë, të cilët mbanin helmeta.

Videoja e transmetimit tregon çastin kur njëri prej sulmuesve qëllon drejt influencerit, duke i shkaktuar vdekjen në vend.

Vdekja e Gastelum u konfirmua nga një zyrtar i sigurisë në shtetin Sinaloa. Ndërkohë, në zonën ku ndodhi krimi është vënë në lëvizje një operacion i gjerë për identifikimin dhe arrestimin e autorëve.

Atentati u regjistrua në një periudhë kur Culiacán po përballet me një valë të shtuar dhune, të lidhur me konfliktin mes fraksioneve rivale të krimit të organizuar që luftojnë për kontrollin e territorit.

Rasti sjell në vëmendje edhe vrasjen e influencers së bukurisë Valeria Márquez. Në maj të vitit 2025, ajo u qëllua për vdekje gjatë një transmetimi live në TikTok, brenda sallonit ku punonte. Më vonë, autoritetet meksikane arrestuan Ramón Ángel Álvarez Ayala, i dyshuar si organizatori i kësaj vrasjeje.


Shtuar 5.08.2026 10:54

holiganbetİmajbet girişHoliganbetHoliganbetHoliganbetGrandpashabetturboslothızlıcasinohızlıcasinohızlıcasinoturboslotzenbetHoliganbetjojobetnakitbahiscasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortjojobetcasibom girişAnkara escortcasibomjojobetJojobet GirişJojobet Giriş