Pjesa e raketës SpaceX pritet të godasë Hënën, NASA garanton se Toka nuk rrezikohet

Një pjesë e shkëputur nga një raketë SpaceX, e cila po udhëton në orbitë me një shpejtësi prej rreth 2.43 kilometrash në sekondë, pritet të godasë sipërfaqen e Hënës.

Të lidhura

None found

NASA parashikon që përplasja të ndodhë rreth orës 07:35, duke bërë të qartë se ngjarja nuk përbën asnjë kërcënim për Tokën.

Bëhet fjalë për pjesën e sipërme të një rakete Falcon 9, e cila ka përmasa të krahasueshme me një ndërtesë pesëkatëshe dhe peshon mbi 4,000 kilogramë. Pas përmbylljes së misionit, objekti mbeti në hapësirë dhe prej një kohe të gjatë ka lëvizur pa kontroll.

Ekspertët sqarojnë se momenti i goditjes nuk do të mund të shihet nga Toka me sy të lirë. Megjithatë, personat që kanë në dispozicion teleskopë të fuqishëm mund të arrijnë të dallojnë një shkëndijë të shkurtër mbi sipërfaqen hënore gjatë përplasjes.

Zëdhënësi i NASA-s, Jimi Russel, deklaroi se agjencia do të vijojë monitorimin e zonës së impaktit për qëllime shkencore, ndërsa nënvizoi se “nuk ka rrezik për Tokën”.

Një raketë SpaceX Falcon 9 niset

Përmes kësaj ngjarjeje, shkencëtarët e NASA-s synojnë të grumbullojnë të dhëna nga Hëna, si edhe të përmirësojnë metodat e përdorura për gjurmimin e objekteve hapësinore.

“Është diçka vërtet e madhe që po përplaset me Hënën. Nuk është aspak e rrezikshme, ne mund ta shikojmë shfaqjen”, tha Dr. Matt Bothwell, astronom publik në Universitetin e Kembrixhit.


Shtuar 5.08.2026 08:46

holiganbetİmajbet girişHoliganbetHoliganbetHoliganbetGrandpashabetturboslothızlıcasinohızlıcasinohızlıcasinoturboslotzenbetHoliganbetjojobetnakitbahiscasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortjojobetcasibom girişAnkara escortcasibomjojobetJojobet GirişJojobet Giriş