Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka shkuar në Kuvend së bashku me ministrin në detyrë të Financave, Hekuran Murati, për t’u takuar me kreun e LDK-së, Lumir Abdixhikun, nënkryetarin Lutfi Haziri dhe Vjosa Osmanin.
Të lidhura
None found
Gjatë këtij takimi, Kurti ngriti edhe çështjen e zgjedhjes së presidentit, duke theksuar se kjo përgjegjësi nuk bie vetëm mbi mazhorancën, por përfshin edhe opozitën.
“Të gjithë e dini mirë se për zgjedhjen e presidentit nuk ka përgjegjësi vetëm mazhoranca por edhe opozita sepse kushtetutshmëria është e tillë që presidentin e sheh si shprehje të unitetit të popullit dhe ku opozitë e qeveri duhet të jenë bashkë”, deklaroi Kurti.
Kjo është hera e dytë që Kurti dhe Abdixhiku zhvillojnë një takim, ndërkohë që PDK-ja dhe Aleanca kanë refuzuar ftesat për takim nga kreu i VV-së.
