Ndarja e 47 banesave sociale në Dibër, Mulladauti–Telqiu: U respektuan kriteret dhe procedurat ligjore

Në Dibër, para disa ditësh, u organizua ceremonia e dorëzimit të çelësave për 47 banesa sociale. Ato u ndërtuan për qytetarët që i plotësuan kushtet e thirrjes publike dhe kriteret e përcaktuara me ligj.

Të lidhura

None found

Në ceremoninë morën pjesë Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, Ministri i Transportit, Aleksandar Nikoloski, Drejtori i Përgjithshëm i Ndërmarrjes për Ndërtim dhe Menaxhim me Hapësirat Banesore, Marjan Stefanovski, si dhe drejtoresha e Qendrës për Punë Sociale në Dibër, Arlinda Mulladauti–Telqiu.

Përfitues të banesave u bënë personat që përmbushën kriteret e parashikuara në thirrjen publike. Mes tyre përfshihen qytetarë pa strehim të zgjidhur, fëmijë pa prindër ose pa përkujdesje prindërore pas mbushjes së moshës 18-vjeçare, përfitues të ndihmës minimale të garantuar dhe persona të dëmtuar nga fatkeqësitë natyrore.

Lidhur me këtë ceremoni me rëndësi të veçantë për personat në nevojë, drejtoresha e Qendrës për Punë Sociale, Arlinda Mulladauti–Telqiu, ndau disa fjalë, duke theksuar se procesi u realizua në përputhje me kriteret dhe procedurat ligjore.


Shtuar 4.08.2026 16:39

holiganbetİmajbet girişHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetjojobetgrandpashabetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortjojobetcasibom girişAnkara escortcasibomjojobetJojobet Giriş