Një lëkundje e tokës me magnitudë lokale 2.5 sipas shkallës Rihter është regjistruar mbrëmjen e kaluar në rajonin e Shkupit. Tërmeti është ndier edhe në vendbanimet përreth.
Të lidhura
None found
Observatori Sizmologjik pranë Fakultetit të Shkencave Natyrore dhe Matematikore në Shkup bëri të ditur se lëkundja u regjistrua në orën 21:54. Epiqendra e saj ndodhej në zonën sizmike të Shkupit.
Banorët e Shkupit dhe të zonave përreth e kanë përjetuar tërmetin me intensitet nga III deri në IV gradë, sipas Shkallës Evropiane Makrosizmike.
