Liridon Latifi po përjeton një fillim të shkëlqyer në futbollin kazak, ku aventura e tij e re ka nisur në mënyrën më premtuese.
Vendimi i sulmuesit shqiptar për t’iu bashkuar Kyzylzharit kishte befasuar shumëkënd, por 32-vjeçari nuk ka vonuar të tregojë vlerat e tij në fushën e lojës.
Të lidhura
None found
Gjatë katër ndeshjeve të para me ekipin e ri, Latifi ka shënuar dy herë, duke u kthyer menjëherë në një prej futbollistëve më të rëndësishëm të skuadrës dhe duke siguruar besimin e trajnerit.
Performancat e tij janë pritur pozitivisht edhe nga tifozët e Kyzylzharit, të cilët shpresojnë që shqiptari ta ruajë këtë ritëm edhe në vazhdim të sezonit.
Kontrata e Latifit me klubin kazak skadon në dhjetor të këtij viti, por nëse ai vijon të paraqitet në këtë nivel, zgjatja e marrëveshjes duket një mundësi e konsiderueshme.
Përvoja dhe cilësitë e tij e bëjnë Latifin një kandidat për të luajtur rol vendimtar në synimet e Kyzylzharit gjatë këtij sezoni.
