Arrestohet në Greqi 26-vjeçari që pranoi vrasjen e skocezes, trupin e 38-vjeçares e fshehu në valixhe

Autoritetet greke kanë vënë në pranga një 26-vjeçar për vdekjen e shtetases skoceze Elisabeth-Jane Ross, trupi i së cilës u gjet i futur në një valixhe brenda një ndërtese të braktisur në Athinë.

Të lidhura

None found

Policia greke bëri të ditur se i dyshuari është shtetas i huaj. Ai pranoi gjatë marrjes në pyetje të enjten se ishte autori i krimit ndaj 38-vjeçares.

Identifikimi i të dyshuarit u bë i mundur pas shqyrtimit të pamjeve të regjistruara nga kamerat e sigurisë. Hetuesit besojnë se ai e vendosi trupin e viktimës në valixhe dhe më pas e çoi në godinën e braktisur ku u zbulua.

Trupi i gruas u gjet më 18 korrik nga një burrë i pastrehë. Të dhënat e para të hetimit tregojnë se ajo kishte vdekur pesë deri në shtatë ditë përpara zbulimit. Gjatë këtij intervali, telefoni i saj celular dyshohet se ishte përdorur nga dikush për të dërguar mesazhe në emër të saj.

Viktima u identifikua nga autoritetet nëpërmjet gjurmëve të gishtërinjve. Elisabeth-Jane Ross, e cila besohet se vinte nga Edinburgu, kishte mbërritur në Greqi më 26 qershor dhe në fillim kishte qëndruar te disa miq në Pire.

Më pas, 38-vjeçarja kishte planifikuar një takim me disa miq amerikanë në një zonë tjetër të Athinës, por nuk dihet nëse ky takim u realizua.

Sipas dyshimeve të hetuesve, 26-vjeçari përdori edhe kartën bankare të viktimës për të tërhequr para gjatë ditëve që pasuan vdekjen e saj.

Nga kontrolli i ushtruar në banesën e të arrestuarit, policia sekuestroi një pistoletë dhe një thikë. Ai përballet me akuza për vrasje, grabitje dhe shkelje të legjislacionit për armët.

Zyra e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar njoftoi se po i jep familjes së viktimës mbështetje konsullore dhe se vijon kontaktet me autoritetet greke.

Edhe Policia e Skocisë konfirmoi se është informuar për rastin dhe po bashkëpunon me autoritetet në Greqi. Oficerët po mbështesin gjithashtu familjarët e Elisabeth-Jane Ross.


Shtuar 2.08.2026 17:29

holiganbetJojobetHoliganbet girişHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetMadridbetJojobetHoliganbetJojobetJojobetjojobet güncel girişgrandpashabetcasinolevantcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetGrandpashabetAnkara escortcasibomjojobetcasibom girişAnkara escortjojobet girişbetcio