PSG arrin akordin me Mika Godts, por mbetet marrëveshja me Ajaxin

Paris Saint-Germain po vijon përpjekjet për të përforcuar skuadrën, me talentin belg të Ajaxit, Mika Godts, si objektivin e radhës.

Të lidhura

None found

Mundo Deportivo raporton se 21-vjeçari i ka pranuar kushtet personale të kampionëve të Francës dhe është dakord për kalimin në “Parc des Princes”. Për realizimin e transferimit nevojitet tashmë vetëm një marrëveshje mes PSG-së dhe Ajaxit për shumën që do të paguhet.

Ajax dëshiron që Godts të qëndrojë në Amsterdam edhe një sezon. Megjithatë, klubi holandez e di se do ta kishte të vështirë të refuzonte një ofertë që do të arrinte rreth 60 milionë euro.

Jordi Cruyff, drejtori sportiv i Ajaxit, ka konfirmuar synimin e klubit për ta mbajtur sulmuesin belg, të cilin e konsideron një futbollist me rëndësi të madhe për skuadrën.

Nga ana tjetër, raportimet e mediave holandeze bëjnë të ditur se lojtari kërkon të largohet gjatë kësaj vere. Sipas Mundo Deportivo, akordi i tij me PSG-në është përfunduar, ndërsa De Telegraaf parashikon se Ajax do ta pranojë propozimin nëse oferta përputhet me kërkesën prej 60 milionë eurosh.

Në rast se klubet bien dakord, Godts pritet të firmosë me PSG-në një kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2031 ose 2032.

Edhe përfaqësuesi i futbollistit, Nils de Jonk, ka sinjalizuar se negociatat po ecin në drejtimin e duhur, duke u shprehur shkurt: “Do të gjejmë një zgjidhje”.


Shtuar 2.08.2026 17:40

holiganbetJojobetHoliganbet girişHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetMadridbetJojobetHoliganbetJojobetJojobetjojobet güncel girişgrandpashabetcasinolevantcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetGrandpashabetAnkara escortcasibomjojobetcasibom girişAnkara escortjojobet girişbetcio