Zona e Elbasanit u godit pasditen e sotme nga një tërmet me magnitudë 3.5 të shkallës Rihter, i cili shkaktoi panik mes qytetarëve.
Lëkundja sizmike u regjistrua në orën 16:28 dhe u ndje menjëherë në të gjithë qytetin e Elbasanit.
Të lidhura
None found
Të dhënat sizmologjike tregojnë se epiqendra ndodhej 4 kilometra në juglindje të Elbasanit, rreth 37 kilometra në juglindje të Tiranës, në koordinatat 41.08 N dhe 20.11 E.
Vatra e tërmetit ishte në një thellësi prej 10 kilometrash.
Raportimet e para nga autoritetet dhe emergjencat civile bëjnë të ditur se nuk ka persona të lënduar apo dëme materiale.
