Kamberi propozon projekt-rezolutë për verifikimin e krimeve në Kosovë: Serbia vazhdon mohimin

Shaip Kamberi, deputet shqiptar në Kuvendin e Serbisë, ka njoftuar se ka paraqitur një projekt-rezolutë që kërkon verifikimin institucional të krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë.

Të lidhura

None found

Nisma mbështetet në aktgjykimet e Tribunalit të Hagës dhe synon që brenda institucioneve serbe të nisë një diskutim mbi përgjegjësinë e shtetit për krimet e luftës.

Në një deklaratë për teve1, Kamberi tha se Serbia vijon të ndërtojë një kulturë politike të bazuar në mohimin e këtyre krimeve.

“Serbia në vazhdimësi po kultivon atë lloj kulture politike që mohon krimet e luftës, edhe në Kosovë edhe në ish-Jugosllavi. Ajo që për mua është më e rëndësishme është mohimi që në vazhdimësi po u bëhet krimeve të luftës në Kosovë”, deklaroi Kamberi.

Sipas tij, përmes projekt-rezolutës synohet të kundërshtohet narrativa zyrtare në Serbi dhe të zhvillohet një debat institucional rreth përgjegjësisë për krimet e luftës.

Megjithatë, Kamberi nuk beson se dokumenti do të sigurojë votat e shumicës parlamentare.

“Një përkrahje që e kam janë deputetët e Sanxhakut që bashkë me mua e kanë nënshkruar propozimin e rezolutës. Ndoshta një pjesë e opozitës edhe do ta përkrahë kur të vijë në rend dite, por nuk pres nga një pjesë e opozitës që kalkulon me Kosovën”, theksoi ai.

Nismën e ka përshëndetur edhe Bekim Blakaj nga Fondi për të Drejtën Humanitare, i cili e cilësoi idenë si shumë të mirë.

“Ideja e rezolutës është shumë e mirë. Krimet e forcave serbe të konfirmuara nga Tribunali i Hagës dhe gjykatat ndërkombëtare duhet të njihen dhe të pranohen nga Kuvendi i Serbisë”, vlerësoi Blakaj.

Projekt-rezoluta është dorëzuar në maj të këtij viti, por deri tani nuk është përfshirë në rendin e ditës të parlamentit të Serbisë.


Shtuar 1.08.2026 21:36

holiganbetJojobetHoliganbet girişHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetJojobetHoliganbetHoliganbetJojobetjojobet güncel girişcratosroyalbetganobetultrabetmatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetHoliganbetAnkara escortcasibomjojobetbetciocasibom girişAnkara escort