Szczesny rrëfen varësinë nga duhani: Ende nuk jam gati ta luftoj

Wojciech Szczesny, portieri i Barcelonës dhe i Kombëtares së Polonisë, ka folur pa rezerva për varësinë e tij nga duhani, duke pranuar se aktualisht nuk ndihet gati të përballet me të.

Të lidhura

None found

Sinqeriteti dhe mënyra e drejtpërdrejtë e komunikimit, krahas paraqitjeve në fushë, e kanë bërë Szczesnyn një figurë të dashur për tifozët e Barcelonës. Për herë të parë gjatë karrierës, mbështetësit i kanë kushtuar edhe një këngë, të titulluar “Szczesny duhanpirësi”, të cilën polaku e ka pritur me humor.

Deklaratat e tij nga intervista për The Athletic janë publikuar nga gazeta Sport. Gjatë bisedës, portieri tregoi hapur për atë që e konsideron një nga “dobësitë” e tij.

“Nuk kam pasur kurrë më parë një këngë të krijuar nga tifozët për mua, ndaj po e shijoj këtë moment. Ndoshta nuk është gjëja më profesionale në botë, por ky jam unë. Njerëzit e dinë se vuaj nga një varësi prej së cilës nuk arrij të shkëputem”, deklaroi Szczesny.

Ai e përshkroi pirjen e duhanit si diçka “të tmerrshme” dhe tha se nuk do t’ia këshillonte askujt. Megjithatë, pranoi se ende nuk ka arritur në pikën kur është i gatshëm ta luftojë këtë varësi.

“Mendoj se njerëzve u duket e sinqertë, pasi shumë futbollistë përballen me varësi të ndryshme, si nikotina, alkooli ose bixhozi. Ndryshimi është se unë flas hapur për këtë. Bëhet fjalë për një varësi që ende nuk jam gati ta luftoj. E kam pranuar dhe ndoshta pikërisht kjo e bën historinë time të duket e vërtetë për njerëzit”, shtoi ai.

Szczesny sqaroi se publiku nuk është vënë në dijeni për duhanpirjen e tij vetëm përmes fotografive të realizuara nga paparacët. Sipas portierit polak, kjo është një çështje për të cilën ai vetë ka zgjedhur të flasë hapur.

“Kam pranuar se e kam këtë varësi, nga e cila vuajnë shumë njerëz në mbarë botën. Ndoshta ka persona që e shohin veten te historia ime”, u shpreh Szczesny.

Gjithsesi, portieri i Barcelonës nënvizoi se deklaratat e tij nuk synojnë në asnjë mënyrë ta paraqesin duhanpirjen si diçka pozitive apo të nxisin të tjerët ta provojnë.

“Asnjëherë nuk synoj t’i shtyj njerëzit drejt duhanit. Për mua është diçka e tmerrshme dhe të gjithë duhet të qëndrojnë larg tij. Është një prej dobësive të mia, por kam bërë paqe me të”, përfundoi ai.


Shtuar 1.08.2026 18:23

holiganbetJojobetHoliganbet girişHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetJojobetHoliganbetHoliganbetJojobetjojobet güncel girişcratosroyalbetganobetultrabetmatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetHoliganbetAnkara escortcasibomjojobetbetciocasibom girişAnkara escort