Banorët e Belshit iu bashkuan sot valës së kundërshtive ndaj Reformës Territoriale, e cila synon t’i bashkojë me Elbasanin. Duke mbajtur parrulla me mesazhin “Rilindja e donte Belshin Kryeqytet, ju po e asimiloni”, ata kërkuan një qëndrim të qartë nga institucioni i bashkisë. Qytetarët apeluan gjithashtu për një front të përbashkët tej ndasive partiake, me qëllim ruajtjen e trashëgimisë dhe karakteristikave të veçanta të zonës së tyre.
Në të njëjtën kohë, në Belsh ka filluar edhe grumbullimi i nënshkrimeve për një peticion kundër kësaj reforme administrative.
Të lidhura
None found
