Rama: Hapësira ajrore gjatë Samitit të NATO-s do të mbrohet nga dronë superinteligjentë “Made in Albania”, porositëm edhe sistem kundërajror

Kryeministri Edi Rama njoftoi se Shqipëria do të angazhojë dronë inteligjentë të prodhuar brenda vendit për sigurinë e hapësirës ajrore gjatë Samitit të NATO-s, i cili do të mbahet në Tiranë.

Deklarata u bë gjatë ceremonisë së dorëzimit të 40 mjeteve taktike të prodhuara nga kompania shqiptare Timak, në partneritet me kompaninë shtetërore KAYO.

Të lidhura

None found

Rama bëri të ditur gjithashtu se qeveria ka porositur një sistem të avancuar të mbrojtjes kundërajrore, për të cilin tha se pritet të jetë së shpejti në dispozicion të Shqipërisë.

“Siç e kemi premtuar, mbrojtja e qiellit në samitin e NATO-s, ku do të jetë edhe Presidenti i Shteteve të Bashkuara, që e dini vetë ju se si mbrohet nga qielli e nga toka e nga Marsi e nga Hëna, do të bëhet me dronë superinteligjentë të prodhuar këtu në Shqipëri, ‘Made in Albania’.

Ndërkohë, jemi tashmë gati dhe kemi bërë porosinë edhe për sistemin më të sofistikuar të mbrojtjes kundërajrore, të cilin shumë shpejt do ta ketë edhe Shqipëria”, deklaroi Rama.


Shtuar 31.07.2026 15:53

holiganbetJojobetHoliganbet girişGrandpashabetGrandpashabetHoliganbetHoliganbetartemisbetbetsmovebetsmovexslotxslotBetineBetinejojobetcratosroyalbetbetgarantigrandpashabetmatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetGrandpashabetAnkara escortcasibomjojobetbetciocasibom girişAnkara escort